Ai djali me mustaqe – Qatip Celaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Ai djali me mustaqe
Do të puthi mu në faqe
O moj faqe trëndelinë
Ngrima një çikë shaminë
Atje poshtë te gëmusha
Erdha të putha te gusha
O moj faqe trëndelinë
Hiqe moj fare shaminë
Atje poshtë te burimi
Të dy na zuri tërbimi
Vamë u futëm në rrepe
Vate puna merre merre
Ngeci në ferra shamia
Dhe ca nga rrobat e mia
Na kënaqi dashuria
Te me mua
Unë me tyja
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com