August 3, 2024

Në Drenikë(Drenicë) Të Baci Adem – Agim Desku

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Në Drenikë(Drenicë) Të Baci Adem

Fli edhe sonte se Bac u Krye
Kulla e Prekazit le të rri flakë e ndezur
Ëndrrat e marsit të më rrijnë të krisura
Dua të më thërrasin në dyluftim zotnat

Le të masën me zemrat tona
A kanë ende fuqi legjendat

Nëse kohët prapë ringjallën
Për të cilat u flijove Bac
Në cilën frymë shpirti ruhet
Nata e zjarreve

Sonte Nata e Zjarreve qenka mbushur
me miliona pëllumba
Fluturojnë me emrin tënd të lirë

Në Drenikë
krijuam një mbretëri pëllumbash të lirë
Që s´do të këtë më armik t´i zhduk nga qielli i shqipeve

Retë nëse nuk më sjellin shi
Le të mos sjellin as stuhi vrastare

Secilën pëllëmbë e tokës e lidhe me jetën burrëroe të shqipeve
Dhe shekuj le ta harrojnë se fuqinë e bashkuar do të na marrin

Kurrë nuk të mposhten ty as me fisin tënd bac Adem
Nuk harroj kur lodronin mbi trupin tim të gjallë
Dhe sa herë më pështyen sikur të isha unë palço

Nuk vdesim kurrë ma
Jemi shndërruar në pëllumba ozoni
Qielli dhe retë ende janë plagë e pesë shekujve
Kur perandorët dikur sundonin dhe asnjë zot nuk na kanë lënë për neve

Sonte jemi zgjuar bashkë me ëndrrat
Fluturojmë herë unë e herë atdheu

Nëse më është thënë
Para se të jetohet
Më mirë të luftohet

Jeto ose lufto
Vallë është e njëjta

E vërteta e dhembjes sonë mijëvjeqare.

Mars 2018-Mars 2021 AGIM DESKU

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com