August 6, 2024

Dhimbje e gjaktë – Muça Vladimir

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Nga blloku i jetës gjimnaziste

Dhimbje e gjaktë

Kjo pamje vjeshte shpirtin m’a trishton.
Mali u xhvesh, lulet u thanë;
Gjethet e panjës,si unë vetmuar,
Madhërisht si një tunikë e gjaktë.

S’MUNDA TË FLE

Kur vrava një thëllënxë
Në qetësinë e pyllit
S’munda të fle.
Drurët dhe çiftori në natën vjeshore
Me kuje qanin në hidhërim.
Çiftori s’mnd ta mbante trishtimin
Mes dhimbjeve për thëllënxën e tijë.

BRAKTISJE

Braktisur ditë e natë
varka e peshkatarit
mbytur në trishtimin e vet,
Pret të zotin e vonuar.
Uji i mbledhur në fundin e qetë,
Të bardhë qiellin,
Qefin ka peshkuar.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com