Kalimthi – Valbona R. Hadri
Kalimthi
E takoi krejt rastësisht dhe pa dyshim,
i mbeti në kujtesë rrjedha e fjalës së saj.
Ishte ëndrra që e priste qëmoti.
Fshiu ballin dhe hoqi mjegullēn nga sytë.
Mos je ti Pranvera – i tha me gjysmë zëri të mekur ?
Ndjeu se i ndaloi fryma nga zëri i ëmbël, sikur shkuli zemrën dhe e lëshojë në shuplakë vashe.
Po këto petale me aromë trëndafili,
kush t’i qëndisi në ketë fustan të bardhë?
Hëmmm…
E gjeta, kjo qenka pamja parajsore në artin e duarve të saj.
Ai e donte atë fytyrë të praruar, gruaje.
Engjëlloren e saj, thellësisht e ndiente në brendinë tij.
Ndaj, jo së koti palonte duart në lutje:
Më jep dhe një frymë jete, o Zot!
Të ngop sytë me bukurinë e saj.
Valbona R. Hadri