Në fejsbuk kam dalë – Qatip Celaj
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Në fejsbuk kam dalë
Nuk po duroj dotë
Shokë shumë kam
Po shpirti su ngopë
Shpirti nuk më ngopet
Me shokët me shoqet
Dua sa më shumë
Nuk më prishin punë
Edhe unë i zgjedh
Nuk jam budalla
Kërkoj më të mirët
Vëndi nuk më mban
Më shumë në jetë
Unë dua poetë
Edhe bejtexhi
Të ngjajmë të dy
Kam shumë mallë
Dhe për këngëtarë
Që bukur këndojnë
Shpirtin ma shërojnë
Dhe për këngëtaren
Unë zgjedh më të mirën
Se edhe birbili
S’bën pa kanarinën
Kur del këngëtarja
Dhe bukur këndonë
Me zërin e ëmbël
Shpirtin ma shëron
Nuk jetohet vetëm
O shokët e mi
Gjejmë njëri tjetrin
Dhe atje ku rrimë
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com