August 3, 2024

E ndjej paqen në shpirt! – Donika Gjura

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

E ndjej paqen në shpirt!
~~~~
Sa këndshëm e shijon jetën,
Kur paqen e ndjen në shpirt,
Ndihesh kaq mirë me veten,
E kultivon edhe tek fëmijët..

E ndjej paqen në shpirt e kam,
S’kam urrejtje as xhelozi,
Kështu më rritën babë e nënë,
Nga ata e kam trashëgimi..

Edhe në Botë paqen e dua,
Të mos derdhë askush lot,
Nga kjo frikë që na ka kapluar,
Na shpëto o i madhi Zot..

Nëse paqe s’ka në shpirt,
Fukara gjithkush ka mbet,
Botën e sheh në errësirë,
I shpall vetes, luftë siklet!

Autore Donika Meta Gjura!
Dt/04/05/2021!
#Endjejpaqenshpirt#

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com