Nuk pata faj… – Shefik Arifi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Nuk pata faj…
Emrin tënd, më s’e dëgjoj
Dhe zërin tënd po ashtu
S`më bëhet të ik e të shkoj
Ku të shkoj, më thuaj, ku?
Ne s’u ndamë me të shara
Veç thamë një “lamtumirë”
Në shpirtin tonë s’kish të çara
Dhe asgjë nuk kishte ngrirë.
Emrin tënd, më s’e dëgjoj
Dhe zërin tënd po ashtu
S’më bëhet të ik e të shkoj
Ku të shkoj, më thuaj, ku?
Dhe pse ashtu, të mbaj në mendje
Të mbaj në shpirt, në shpirt të mbaj
Ti s’kishe faj për veten tënde
Por dhe unë, jo, nuk kisha faj.
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com