August 6, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Ç’të jetë !?

Ç’të jetë në atë botē të përtejme !?
Ç’të jetë!?
Me frikë e shkojmë nëpër mënd,
askush s’e di atë botë të panjohur,
parajsë do jetë a ferr , dy metër vënd,
pa zjarr për t’u ngrohur.

Ç’të jetë nënë atë portë të mermer’t !?
Ç’të jetë !?
Ku ndahet përjetësisht trupi nga shpirti,
nuk bëhet fjalë der më sot për mater,
Atë që prehet me ngashërima qajmë
tjetrit që ikën i themi : në parajsë t’i ndrisë.

Ç’të jetë ajo rrugë pa kthim !?
Ç’të jetë!?
Hyn nga një portë e del nga një tjetër ,
përpiqesh një jetë të tërë me mundim,
e var një ditë xhaketën në një gozhdë ,
thonë: iku të takojë tē dashur, etër.

Ç’të jetë ai vegim !?
Ç’të jetë !?
Prej nga zgjatet një dorë e të thot: “eja”
ti ikën pa vështruar mbrapa, me dēshirë ,
ndërsa këtej derdhin lotë mbi njē pirg dhè,
ti ikën i qetë , i paq’të në delir.

Ç’të jetë ajo dorē e panjohur !?
Ç’të jetë !?
Vjen pa pandehur e si thua dot , prit .
S’më mjaftoi koha të mbyll ca hesape ,
të nginjem me dashuritë.

Ç’të jetë ajo botë e pashkelur !?
Ç’të jetë !?

Diana Zhiti
13.5.2018.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com