August 3, 2024

Pranvera! – Donika Gjura

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Pranvera!

*
Moj pranverë më e bukur stinë,
Kur vjen ti na gjallëron,
Me aromë na mbush mushkërit,
Ç’do qënie mbi tokë nis lëvron,

Nga një dimër i acartë,
Ëndërra të frikshme të ç’do njeri,
Vjen me diellin rreze artë,
Sjell me vete mrekulli..

Moj pranverë ngjyrë e gjelbër,
Kur vjen, nga ëndërrat na zgjon,
Me ty marrim frymë thellë,
Veç ti jetën na ndryshon..

Koloritë në atë majë mali,
Çel gjethja bëhet kurorë,
Në lëndina rritet bari,
Vjen si nuse me dasmorë.

Dhe bilbili n’mal të stani,
Bukur këngës po ja merr,
Ison seç ja mban çobani,
Sa kënaqësi na sjell pranverë..

Autor Donika Meta Gjura!
Dt/08/04/2021!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com