August 3, 2024

Me sy kah lugina – Ali Halim Tahiri

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Me sy kah lugina

Kur u dha kushtrimi për liri.
U rreshtove n’dy ushtri.
Me betimin për Shqipëri.
I madhi trim Nijazi.

Me pushkë n’krah me t’bardhin shpirtë.
Pas lirisë vrapove ç’do ditë.
Në shumë lufra e n’beteja.
Trim i rrallë si rrufeja.

Luftove burrë pa u ndal.
Me armikun ballë për ballë.
Me njëzetë e gjashtë mars dymijëenjë,n’Stanec t’Preshevës u ndal dielli.
Altarin e lirisë e puthe ti i madhi Nijazi Azemi.

Trimi i jonë mjekërr Skënderbe.
Hero i kombit n’epokë të re.
Rrallë si ti i lindin atdheut.
Me i marrë n’gji toka e mëmëdheut.

Pusho vigan n’qendër të Vitisë.
Me i ba dritë edhe Çamërisë.
Me shtatore t’madhështisë.
Luftëtar i zjarrit t’lirisë.

Morre nderin edhe namin.
N’mujin mars ke flakadanin.
Aty t’vijnë gjithë Shqipëtaria.
T’vijnë Shqiptarët nga Turqia.

Pusho i qetë n’tokë të Dardanisë.
Me gjak trimave të lavdisë.
Në qiell t’kaltër t’lajmron shqiponja.
Përjetësisht Kosova e jona.

(Kushtuar dëshmorit të kombit Nijazi Ramush Azemi-komandant Mjekrra)
Ali Halim Tahiri
Skifteraj.Viti
Shqipëri Veriore
26.12.2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com