Dhimbje e moçme – Skender Berisha
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Dhimbje e moçme
E mblodha dhimbjen krejt
e bëra shuk më pas topth
desha t’ia hedh lumit tim
nuk ia hodha m’u dhimbs
e ktheva andej nga doli
ta mbaj thash edhe me zori
është imja kush s’ma ndolli
vet u mblodh vet rodhi
moj krejt lëmsh u bë prap
kaploi anë e mbanë çdo anë
as loti as shiu kurrë s’e lanë
merr krye e s’i ndalet ai vrap
kur dua ta kap dot s’e kap
kur më teket ta flak s’e flak
tash mua sa po më plak
dhimbje e moçme i vjetri lak
25 maj 2013,Prizren
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com