Naim Pena! – Landri Xhemalaj
Naim Pena!!!!
Kush si ka kënduar Naimit!
Vjerëshëtorit penë argjendë
Këndoi në kohë të mohimit
Kur Shqipja qante për djemtë
Gjuhën që i foli nëna
Naimi hodhi në kartë
Me ato vjershat e ëmbëla
Me atë penën e artë
Na mësoi ky mendje ndritur
Se pena qëllon më shumë
Në këmbë ngriti djalërinë
I zgjoi nga i madhi gjumë
Sa kish pritur nënë mjera
Të zgjohej nga gjumi gjatë
Të ngrihej një djalë me penë
Ashtu si Gjergji me shpatë
Mendjendritur e këtij kombi
Mëmëdheu të ka emblemë
Dyfekut me erë baroti
Ju bëre jatak me penë
Për aq kohë që s’tundet mali
Shqip të flitet në legjenda
Për nënën je” Naim djali”
Dhe për kombin” Naim pena”
Vlorë 26/05/2021