August 7, 2024

Ah moj kodër ! – Landri Xhemalaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Ah moj kodër !!!

Ah moj kodër,ah moj brinjë
Ti që më rrite mbi shpinë
Ç’më kujton moj ,fëmijërinë
Që kur isha çikërrimë

Brinjë moj ,në gjëmbat e tua
Dhe jam grisur ,dhe jam shpuar
Të kam sharë,të kam mallkuar
Po ti kurrë nuk je ankuar

Të kam shkelur çdo pëllëmbë
Dhe në diell,dhe në hënë
Kokën te ti e kam vënë
Më je bërë moj,si një nënë!!!

Bashkë më duket jemi rritur
Këtu kam rënë e jam ngritur
Më ke përcjellë e pritur
Ç’më dogje ,,,mall i zhuritur

Më freskojë hijet e tua
Dhe ujët e ftohtë në krua
Jemi bërë si burrë e grua
Tinë mish,,,e unë thua !!!

Ah moj brinjë e ah moj kodër
Jemi si vëlla e motër
Unë larguar,ti malluar
Ah mor lot,,del pa përtuar

Kodër,,kam një amanet
Më beso për perëndi
Hënë e djell kur mos të ketë
Ti moj ,,të më mbash në gji!!!

Vlorë 31/05/2021

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com