Unë nuk jam i pari – Skender Berisha

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Unë nuk jam i pari
- Shokët,pjesëtarë të grupeve të armatosura
As prej së pari
As së mbrami
Nuk jam i pari
Po i pari i të parëve
Kur niste behari
Dhe niste dushku i parë
Isha me të parët
Në ag e terr aty
Me ty a pa ty
E kush të na ndalte
Një natë e jona
Sa mijëra net
E agu
Agu i kishte sytë tanë
Edhe të kaltër
Edhe të zinj
Eh kur bëheshim një
Njëherë dy
Pastaj tre
E ec e kthe
Ec e kthe…
2 qershor 2018
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com