Gjaku t’dha emër liri – Ali Halim Tahiri
Gjaku t’dha emër liri
Duke ngarend në rrugetim për liri,
ai nuk i shpëtoi rrëbeshit të snajperistëve kundërshtar.
Të shtënat e tyre vinin në drejtim të njerëzve të virgjër të lirisë së para prekur.
Operacioni Shigjeta,
kërkonte betejë me trima,
çë ata ti ecnin fitorës vertikalisht.
Këtu u lartësua n’flamur të altarit trimi Bafti Haxhiu,i pa gjunjëzuar kurrë familjarisht.
Ai shkoj përtej lavdie, me ata t’mdhajt e ajkës kombit.
E neve t’vegjlëve për t’naj lënë kujdestarinë e lirisë së bardhë.
Arif ty e shokëve tuaj,Baftiu ju porositi,t’vini me histori t’prekur,
nga Pashtriku n’Karadak.
Që malet e kodrat t’ua rrafin gjoksin e trimërisë.
Dhe gjithë fisnikëve t’vendit,çë kishit lindur n’kohën e duhur.
Për t’ju rreshtuar kalvarit të ushtrisë me tri shkronja t’arta,
për liri t’madhe të Atdhet.
(Kushtuar dëshmorit të kombit Bafti Nexhip Haxhiu
Skifteraj.Viti
I përjetsuarë në Pashtrikun e Shqipërisë së Re)
Ali Halim Tahiri
Skifteraj.Viti
26.05.2021