Vapë Korriku(Për fëmijë) – Nijazi Kastrati
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Vapë Korriku
( Për fëmijë)
Vapë e madhe
Vapë korriku
Korret gruri
Piqet fiku
Rreze të forta
Dhuron dielli
Aq i kthjellët
Duket qielli
Vjen mëngjesi
Me freski
Plazhi mbushur
Plot fëmijë
Ca të tjerë
Vejnë në pishina
Po si zogj
Lëshojnë cicërima
Edhe mali
Ka hijeshi
Një puhizë
Kur sjell freski
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com