August 3, 2024

Ti ndërrojmë sytë – Kasam Shaqirvela

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

*
Poezi nga:Kasam Shaqirvela

*
Ti ndërrojmë sytë

Të t’i jap unë sytë e mi
Të më shikosh mua…
E ti të m’i japësh sytë e tu
Që unë të të shikoj ty.

Pastaj të ulemi të dy këmbëkryq
Përballë njëri-tjetrit
Duke u shikuar drejt në sy
Ta shtrojmë një sofër pëq miq
Dhe tjetërkush mos të grishet aty
T’i hamë turpet e njëri-tjetrit me bukë
T’i pimë kupat e helmit me një gllënkë
Dhe pendimi në sytë tonë të jetë duk
Pasi ta kemi ngrënë me krypë nga një okë
Të dy së bashku për shok…
Ta shterrim pusin sherrmadh
Nga etja e dyshimeve-enigma
Nga metili i mosbesimeve
Me rrënjë maligne…
E mëpastaj mund të shtrohemi,
Këmbëkryq, në sofrën për miq
Mendimet tona të blerta…
Si peshqesh i zemrës së dëlirë
Aty ta lidhim kurorën,
Tamam si diademë…
Me vargun e fjalës së lirë
Pastaj, fare s’ka rëndësi se
Cili prej neve
Do të bëhet mbret…
Dhe diademën do ta vë në krye
E mes detit të pafund
Ka për t’u dukur si ishulli Kretë
Sepse dielli i asaj sofre…
Nuk do të lë më vend për hije!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com