August 3, 2024

Nuk kam çka të them – Kasam Shaqirvela

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

poezi, nga Kasam Shaqirvela

*
Nuk kam çka të them

Se, nuk kam për çka me rrëfye
Për shoqërinë që e pata dikur
Veç do dhimje kanë qitur krye
E më kanë dalë përmbi lëkurë
M’i verbojnë sytë edhe më vdesin
Do thika t’ngulura përmbas shpine
O sa lirë bre vëllaun e shesim…
Si me e pas bre vlla prej shkine..!
E jo si me qenë prej atdheut tonë
Për të cilin ne përditë vdesim…
Por si me qenë prej “domovine”
Në të papritura tonin e presim
Apo dhe në dyshe bara na ka ra
Domovincit t’i bëjmë vëlla
E këta tanët me i pa si shkja
Se nuk paska më të madh gazep
Ashtu si puna e jonë…
Sot për sot që po na e jep!?

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com