August 9, 2024

Trokitja e vjeshtës ! – Tomor Buzi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Trokitja e vjeshtës !

Se ç’ke një magji moj e uruar vjeshtë,
Duke trokitur ngadal, pa turfullima,
Nè qiell, ngjyrën gri, shtron lehtë, lehtë,
Pak nga pak, mbush qiellin me vetètima !

Gjelbèrimi filloj të venitet dalèngadalë,
E verdha po vjenë, të shtroj petkun e saj,
Cicèrimat e zogjëve, dëgjohen mè rrallë,
Trishtimin do filloj të endet skaj mè skaj !

Bregut të detit, s’ndihen më gumèzhima,
E qeshura, largohet në zhurmën e valës,
Në bregun e zbrazët dëgjon psherëtima,
Si melodi serenate, mbi telat e kitarès !

Era filloi të vrapojè me grimcat e rërës,
Duke formuar spirale gërmash, pa fund,
Nje tik-tak, i fshehur në fund të zemrës,
Mi mer psherëtimat, mi çon tjetërkund !

Edhe gjethet e mbaruan misionin e tyre,
Te plakura tani vërtiten në krahët e erës,
Manteli i trishtimit, po endet para syve,
Duke venitur ngadalë, ngjyrat e verès !

Shirat filluan të vërtiten mbi qiellin gri,
Zogjtë nisën ritualin, shtegëtimin larg,
Ne do zhytemi të heshtur në nostalgji,
Duke mbledhur kujtime, për ndonjë varg!

Ndoshta në rërë kanë ngelur fjalë, gërma,
Nën gjurmë, duke fshehur ndonjë kujtim,
Me valën e vjeshtës notojnë edhe zëra,
Duke marë me vete mall, dhe psherëtim !

Tomi Buzi.
30.08.2021.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com