Vargjet sot s’i bëj të plota – Shefik Arifi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Vargjet sot s’i bëj të plota
Një pyll sot u përfshi nga flakët,
Ndoshta nga një cigare hedhur pa kujdes,
Ca vargje sot më dalin mangët,
Disa të tjerë i lë në mes.
U dogj pylli dhe dy – tre kodra,
E nga ky çast nuk marr dot frymë,
Sot vargjet nuk i bëj të plota,
Sot vargjeve s’u jap dot rimë!
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com