August 4, 2024

Saga e shqiptarit ! – Tomor Buzi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Ju falënderoj nga zemra si lexues, dhe si miq të çmuar, që jeni pjesë e rëndësishme e rugëtimit timë poetik !
Unë do të vazhdojë të jemë miku juaj, dhe pena ime do të vazhdojë të ‘ngjyhet’ në dhimbjet e kombit timë, dhe të këtij planeti që sotë po vërtitet rethë makutërisë, si një satelit pa ORBITË !!

Saga e shqiptarit !

Si ikët ashtu, sylagur, e morët dhenë,
Çapluar, me mëndjen te pragu shtëpisë,
Si në ‘lëndinën e lotëve’, që ende bjenë..,
Gjethet, si në vjeshtën e prapë, të zisë !

Në çdo rugë të huaj, ku ju shkeli këmba,
Një yll rëzohej, t’ju bënte udhën dritë ,
Në çdo lutje tuajën, është babai, nëna..,
Që mbetën sytharë pragut natë dhe ditë!

Ikët si zogjtë, shpirtngarkuar nga hallet,
Me sytë që regëtinin udhët në botën e ‘re’,
Mbi supet tuaja, pesha kish kaluar malet,
Kthyer në ‘gunga’ stërmundimi, si deve !

Do pyes detet, pyjet, çdo rugë ku shkeli këmba juaj,
Do pyes hënën, që rendi bashkë me ju rëpirave drithëruese,
Do pyes për ju, që ngelët honeve,dherave të huaj..,
Nën ‘mëkatin’ e shpirtit, me vetëtima flakëruese !

Udhëve ngelën, si meteor të shuar në hapësirë,
Djem, që nënat i ritën mes mjerimit të mjegulluar,
Vajza, që ende mosha su kishte ‘gdhirë’ mirë..,
Me buzëqeshjet e djemëve ‘dashuruar’ !

Ikët sylagur prej mjerimit,e morët dhenë,
Udhëve të panjohura, me vdekjen pranë,
Atje pasë është pragu, që i latë shëndenë,
Atje, ku rinë kërusur, nëna me babanë !

Ju ikët ashtu, prej ‘demonëve’ të zinjë, mëkatarë,
Që tokën tonë e mbollën me ‘delirin e madhështisë’,
Pas jush, lum parash, të derdhura për çdo Shqiptarë..,
Nga Çubriloviçët, për spastrimin e Shqipërisë !

Ikët si zogjtë, e morët dhenë larg nëpër botë,
Nga kjo tokë, ku të gjithë, ndihemi pak ‘mëkatar’
Sot brënda shpirtit tuaj, rinë ende fshehur lotë..,
Si ‘thëngjijë’ të ndezur, të një shpirti të ‘tharë’ !

Ikët e morët dhenë, si zogjë që lënë folet e tyre pas,
Me drithërimën, për ata që lindët në këtë vendë ,
Ku shpirtrat hedoniste shqyejnë me thonjë mbi atlas..,
Copa toke, duke ulëritur të gjakosur, si qëntë !

Dhe vargu vazhdonë, si uji që rjedhë pa pushim..,
Grykave, ku ‘shiu gërryen shkëmbinjtë ngadalë,
Pragjet boshatisen, gjyshërit s’risin më kërthinjë,
Duke pritur si murgjë të braktisur në shkallë !

Ju ikët e morët dhenë, në rugën tuaj saga vazhdonë,
Që kur Shqiptarët kanë filluar të këndojnë ‘qabenë’,
Shtëpitë dhe strehët për frymën tuaj rënkojnë !
Duke pritur mëngjeseve zogjë që ngrenë folenë !

Ikët, të tjerë po vijnë mbas jushë duke u çapitur,
Ky vendë po ngelet i ngratë, damkosur nga tradhëtia,
Brezat, që nga duart tuaja presin për tu ritur,
Do të shkundin një ditë baltën, ku fshihet historia !

Ikët si zogjtë që shtegtojnë,
dimrave të ftohtë,
Duke endur trishtimin në shpirtë,
E thellë nësy, ‘suvenirin’, LOT !

Tomi Buzi.
Rupunuar: 08.09.2021

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com