Ec…e mos qesh !! – Musa Dushica
Ec…e mos qesh !!
Nuk them të ecësh e të mos qeshësh, po them, mos ecësh, po rrish këtu, të numërosh në vend , e të nigjosh ketë mesele.
Ndëgjo mirë, se si recitojnë me nostalgji njerëzia, poetët më të mëdhenjë të shekullit, e ne i kemi harrur fare, akoma pa mbaruar fillorën, e shumë nga ne as që e mbaruan fare… e lanë në gjysmë, të tjerë se nisën hiq, tani po ata po mbarojnë studime të larta, postuniversitare. Të tjerë ja çfarë thonë:
– Jo mor, se Naimi sta maron një
shpi, as nuk ta jep një rrogë….
– Lëre more se Çajupi s’dinte gjë… as Asdreni, as Noli, as Migjeni… u thoshte një njeri “i ditur“ gruas dhe fëmijëve të vet !
Pa shih që gruas i “kcei kandari”, se Migjenin nuk donte ta injoronte ky burri i saj, sa do i ditur që hiqej, dhe si për inat nisi të recitonte :
“Ah, sikur të kisha një grusht të fuqishëm,
E burrit që (s’)hesht, mu në zëmër me ja njesh…
Ta shoh si dridhet nga grushti i paligjshëm,
E unë të kënaqem…të kënaqem tue qesh !”
– Ëhëëëë, bëri burri…( nga inati ), grushtin e do, atë kërkon ?!
– Po, tha gruaja, e dua edhe shumë bile, po s’e kam he mjera unë !!
– Ja ku e ke, prite tha burri …
– Buuuummm…. gruaja për tokë ( po sish vra shumë )
– Hajt ti hajt ore, kokë shinik, se të tregoj qef unë ty…
Sa gjyqi…sa nami, burri dhjetë vjetë burg, që i ra gruas…gruaja mori njëmbëdhjetë pse ka më shumë të drejta dhe pse kishte recituar vjershën dhe kërkuar grushtin, se burri mbrohej duke thënë:
– I dhashë të drejtën që kërkoi !
Po grua e burrë nga aty dolën të diplomuar pastaj, madje për marrëdhënie diplomatike me jashtë, e nuk hynë ma kurrë mbrënda…!!