Letra e Gjyshës – Besa Januzi-Rexhepi
Letra e Gjyshës
Më kujtohesh gjyshe,
Kur ti letër shkruaje,
Edhe shkrimi dridhej,
Nga duart e tua.
E lexoja letrën,
Me lot malli në sy,
Shkrimi yt i dredhur,
Dridhet para syve të mi,
Mosha të ka rënduar,
Fuqitë t’u pakuan,
Duart tua dridhen,
Edhe duke shkruar.
Gjyshja ime e shtrenjtë,
E dashur shumë,
Shkruan për nipa e mbesa,
Sepse i do shumë.
M’i jep duart tua,
Të lodhura t’ju marrë erë,
Sytë e tu të venitur,
Fytyra prap të qesh.
Flet e qesh me mua,
Disa herë derdhë lot,
Në sytë e mi je lule,
Mbete e qeshur edhe sot,
Të kujtoj me mall,
Dhe shumë dashuri,
Letra jote gjyshe,
Më mbeti kujtim.
Sa herë të kujtoj,
Sytë më mbushen lotë,
Vetëm letra jote gjyshe,
Mua më ngushllon.