Bariu – Shefik Arifi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Bariu
Duart të hapura si shtrungë
Stinë më stinë e mot më mot
Mblidhen delet e qingjat me sharkun e butë
Si ushtarët nën kapotë.
Këtu malet e lëndinat hapen si libër
Në çdo shkronjë një lëndinë
Bariu i mban sytë te delet në verë, në dimër
Dhe te vargjet me rimë.
Rend ai pas deleve e qingjave të lerë
Nga një Bardhokë në tjetrën hidhet.
Mbrëmjeve, sapo drita e hënës të bjerë
Për vjershat zë e zgjedh motivet.
Dhe vijnë gazetarët nga Jugu, Veriu
T’i marrin intervista në llohë, në shi.
-Ju filloni për emisionin,- u thoshte bariu
-Sa të mbaroj dhe unë këtë poezi.
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com