Sa herë e kujtoj atdheun – Xhevdet Bajraj
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Sa herë e kujtoj atdheun
Është ujku i zbutur
brenda peizazhit të xhunglës urbane
që pikturoi një fëmijë demon
Sa herë e kujton atdheun e parë
brenda gjoksit të tij
zoti i ujqërve të zbutur ulërinë
Kjo këtu është një lule e egër
e cila edhe pse për herë të parë ka çelur
këtë e ka bërë në mënyrë të përsosur
Shumë shpesh e kujton atdheun
e kur ndodh kjo
e liron një aromë të përsosur
Ky këtu jam unë
për nevoja të mia e kam zbutur ujkun
dhe lules ia kam dhënë emrin e nënës sime
Sa herë ta kujtoj atdheun
e ndjej mëngën e majtë të vdekjes
duke ma fshirë gjakun nga hunda
“Kafe me nënën”, Sh. B. Armagedoni, 2020
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com