August 6, 2024

Meditim… – Musa Dushica

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Meditim…

Në mendime e sipër…
Thelluar isha, në meditim !
Më dukej se po lexoja në libër,
Apo shihja fytyrën e babit tim ?!

Po, po fytyrën e tij po shihja…
Me rrudhat e ballit, si brazdat e një are,
lëruar thellë, për bukë !
A rrugë të tij jete, ishin, që unë nuk po i njihja…
Nuk e di, apo të dya bashk…po, më shumë ashtu m’u duk !

Dhe djersën e tij të ballit, e shihja…
E ia numëroja pikët, një nga një !
Sa me shamija doja t’ia fshija…
Sa t’i pija në gotë, se ishin të tij !

I lash, të rrjedhin lum, në shtratin që kishin bërë…
Të derdhen diku larg botës, shumë larg !
Në atë det të notoj dhe unë, me shokët e mij, të tërë…
E detin e djersës së tij, dua ta kthej në varg !

Musa Dushica
30 Tetor 2021

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com