August 7, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Pa ty….

U ula në tavolinë
kur ti më rrije për ball,
pa ty dhe me hijen tënde
që më rrethon
mu kthyen shumë kujtime.

Në heshhtje
ta dëgjoj zërin,
fjalët tua,
në heshtje më vjen një përqafim
dhe ngroh shpirtin.

Sikur….
sikur po të ndjej afër
derisa hija jote më sillet
rreth e rrotull.

Me gjelozi
i ruaj kujtimet
që ende i kam të freskëta
e kafja nuk më pihet
më vjen e idhët.

Ti ike,
ike për të jetuar larg nga unë
duke më lënë
të përballem me kujtimet
e së kaluarës.

Dimri po afron
dhe të ftohtit ka hyrë në trupin tim
ty nuk të kam më
për të puthur në ball
për të shtrenguar me përqafime.

TI zhgjodhe rrugën e kurbetit
e unë jo,
unë do të jem këtu
do të pres, derisa ti
një ditë do të kthehesh!

Xhevat I. Prebreza 05.11.2021, Prishtinë

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com