August 7, 2024

Si një siluetë… – Ganimete Jakupi Demiri

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Si një siluetë…

Si një siluetë m’u shfaqe ti,
Në atë çast nuk I besova syve të mi,
………………………………Të shikova plot nostalgji.

Mendova shiu ma verboj shikimin,
Se me ty nuk e prisja takimin,
……………………………Andaj e humba orientimin.

Në atë çast rashë në melankoli,
Shikimi yt ma trazoi shpirtin si me magji,
…………………………Dashuri e vjetër plot zjarrmi.

Çfarë koincidence e papërshkruar,
Sikur edhe shiu qante për t’na bashkuar,
…………………..Dy zemra që kaherë të lënduara.

Rrugët tona na bashkuan në një pikë,
Nuk thamë asnjë fjalë të vetme,
…………….U përqafuam e u çmallën në heshtje.

Të gjitha barrierat shpirtërore i thyem,
Ndjenja e dashurisë ishte më e fortë,
………Në mes të rrugës bashkë, shi, mall e lotë.

Ganimete Jakupi Demiri, Zvicër.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com