Njëzet e tetë Nëntori! – Vajda Vila M
Njëzet e tetë Nëntori!
Njëzet e tetë Nëntori,
ditë e shkruar në histori,
ditë që s’harrohet kurrë,
se fituam pavarsi…
Ismail Qemali në Vlorë,,
bashkë me shokët e tij,
të ngritën flamuri ynë,
të dhanë nur ty Shqipëri…
Je flamuri më i bukur,
se me gjak të kuq je larë,
me gjak të pastër kristal,
gjakun e të parëve tanë…
Ata djema që luftuan
e dhanë jetën për liri,
për ata jemi krenarë,
nga ata valvitesh ti….
Djemat trima shqipëtarë,
luftuan si shqiponjë,
ti Flamuri Kuq e Zi,
të valvitesh përgjithmonë….
Tani ne kudo nga vemi,
të mbajmë thellë, në gji,
ti je futur në çdo zemër,
në çdo skaj, në çdo shtëpi…
O Flamuri Kuq e Zi,
ti valvitesh në Shqipëri,
ti valvitesh anë e mbanë,
në ç’do vend ku ka shqipëtarë…
Sapo u zgjova nga gjumi,
thash: të shkruaj edhe unë,
disa vargje për flamurin,
e kam xhan, e dua shumë…