“Fruta” të pashijuara – Ildije Xhemali
***
“Fruta” të pashijuara
“Mollë të ndalueme”
shkroi i madhi Migjen.
Dhe shumë,
sa shumë i dhamë të drejtë
Se në çdo kohë
pengesa, ndalime ka e gjen
Edhe sot pas një shekulli
të ikur e tjetri vjen.
Çdo brez përpiqet e ndreq
një gur shtrembërt vën’
Nga të parët tanë, nga padija,
koha a babëzia.
Në rrugën që hapëm
t’ na pengojnë jo nuk i lëm’
Se për diçka, vendosur keq
do t’ ngatrrohemi për dreq
Dhe ky brez, përpara një hap
ca shkallë më lart
“Mollë të ndalueme” ka,
edhe pse nuk do.
Ligj jete, respektuar kushdo
Brezat vihet përballë
“Ca pemë” do mbjellësh,
të tjerët i shijojnë ato.
Poezi e përmbledhjes po me titullin “FRUTA” TË PASHIJUARA”