August 7, 2024

Kënga e fshatarit-qytetarë – Muça Vladimir

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Kënga e fshatarit-qytetarë

Ah! Ti, o korba fushë
Do mbetesh shterpë, pa ugarë;
Tutje do mbeten si vejushë
Vreshtat, limojt e portokajt.

Uji do kotet kanalëve,
Qetë në ahur gjithë turi,
Veç kur dalin mbas vape
Të freskohen nën një bli.

Po ecë unë shtigjëve të tua
Për të mos i parë më kurrë;
Koka zverdhur si një ftua
Më dhëmb, vyshket, digjet furrë.

Era m’i mori duajt e grurit
Dhe i hodhi diku, matanë.
Ah, kjo mëndja ime e gjorë
Si mulli i vjetër ngjan.

S’më ka mbetur asnjë strehë,
Nuk kam më as mik, as shok;
Bulevardit si asgjë
Shkoj e vi që nga mot.

Trup e mëndja ime e hidhur
Si një pemë që vesë s’thith;
Asnjë lule nuk ka çelur
As një frut më nuk lidh.

Eh! Këto duar rreshkur trime,
Bashkë me dy sytë në ballë,
Zhytur në verbërinë e territ,
Dritësirës në ngjyrë allë.

Gjithmonë zgjuar do jem
Por veten time s’do e njoh;
Vetëm erën që sjell brengën,
Syrgjynosjen do të shoh.

Ah,ti fushë, e largëta fushë!
Kur të vdes ky mall m’rëndon;
Unë do jemë si një gëmushë,
Kokërrudhur në çdo stacion.

Nga vëllimi”Pegasiane”

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com