Dardani e lashtë! – Fetah Maliqi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Dardani e lashtë!
Dardani e lashtë
A më dëgjon sot,
Po të mbaj në gji
Dhe zhvillohu përsëri.
Dua të shoh pakëz dritë,
Kjo Kosovë, Dardani e lashtë!
Në majë të shtëpisë
Ulu dhe pusho!
Kujto prindër, fis e farë;
Kujto rrugë, kujto qirinjë,
Ku jemi coptuar
Për ëndërra mbarë!
Dhe të kërkoj, shiko dhe zogjtë,
A janë rritur, a cicërojnë?
Gjithçka duaj, si unë dua!
Dhe më shumë duhet të dua.
Sigurisht sa dhe ti do
Miklo, puth e përqafo,
Shtërngo fort, fort,
Gjithçka, ku u linda, këndova…!
04.01.22
Hamburg
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com