Mos na ardhët një vit si ky – Besa Januzi-Rexhepi
Mos na ardhët një vit si ky
Nuk e pam asnjë ditë të bardhë,
Gati dy vite u bënë, virusi nuk ka ik,
Mori shumë jetë, pleq e të rinjë,
As shpirti më s’mund të duroj.
Shumë dhunë e krime mizore,
Loti del nga dhimbja shpirtit,
Shumë të vrar, kudo në botë,
Zemra më s’mund të duroj.
Ky vit po ik ngadal, ngadal,
Me një shkop në dorë, zvarritet,
Ngarkuar me dëmet që bëri,
Ky vit gjat do mbahet mend.
Shko o vit i vjetër, merr virusin me veti,
Së paku një të mirë, të na e bësh,
merre, merre gjithë botën çliroe,
Vrragë të thella lae gjithkund.
Gjitha të zezat merri me vete,
Mos të kalojnë në vitin tjetër ,
Merri merri mos harro asnjë,
Të presim një vit të mbarë me mirësi.
Jem të mbushur me shpresa shumë
Viti i ri të na gëzoi me mirësi,
Çdo gjë të filloj bukur e më bukur,
Një fillim të mbarë me plot dashuri.
Gëzuar viti i ri!!!
29 dhjetor 2022
Michigan!