Rexhep Mala, Nuhi Berisha – Fetah Maliqi
Rexhep Mala, Nuhi Berisha
(38 vjet më parë ndërmjetë 11/12 janarit 1984 ranë heroikisht trimat Dardanë)
Ka diçka që veç dikush ka,
për shembull flakë shpirti
sa lumenjt në Shqipëri,
po dhe lumenjt kanë zjarr,
për shembull sa ka magma.
Rexhep Mala, Nuhi Berisha,
atë fillim të të tetëdhjetave,
më të gjallë se kurrë qenë,
në këtë tokë njerëzit,
nganjëherë si dinë të janë.
Në rrugën mbi hekurudhë,
ku nis Lagja e Trimave
u rrethuan nga policia,
shumë kohë me armë gjuajtje
mbi njêri-tjetri.
Kënga gjatë gjithë kohës,
sa luftime kishte,
nuk pushoi nga dy dëshmorët,
tregojnë banorët
që qenë pranë vendit
të luftimeve.
…. të dy u vranë.
Por pak vetave ju kujtohen
emrat e tyre sot,
vepra e tyre,
heroizmi i madh,
thuase i skadoi
afati i qëndrueshmërisë
ëndrrës, besimit, udhëtimeve
që duhet vazhduar.
Pak ju kujtohen
dhe kaq shumë bënë të dy
që sot edhe me ndihmën e tyre
u çliruam!… E sa e madhe është
kjo meritë…!
11/12.01.21
Hamburg