A do të shihemi prapë – Xhevat I. Prebreza

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
A do të shihemi prapë
Ditën kur u përshëndetem
syt na u mbushen me lot
fjalet nuk na dolen
edhe pse kishim shumë për të thënë
buzët na u njomen me lotët
që vinin poshtë faqeve
duart na mbeten të shtangura.
Shikonim njëri-tjetrin
sikur…
Nëse kohët na largojn
në skajet e botës
e dashurit tjera të na pushtojnë
dashuria jonë do të mbetet
ajo që dikur tjerët na kishin lakmi
do të mbetët një ëndërr e lakmuar
e ne s’do të shihemi më kurrë.
E në botën tjetër
zemrat do ta kërkojnë njëra-tjetrën
ato bashkë me shpirtrat do të ikin lartë
për ta gjetur një vend për dashuri.
Xhevat I. Prebreza 18.01.2022, Prishtinë
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com