Fjalimi i Ramës në “Rilindje”…… Për Mit’hat Beun – Ylli Meçe
Fjalimi i Ramës në “Rilindje”…… Për Mit’hat Beun
——–
A nuk ka ardhë koha, si thoni ju të dashur shokë?
Pse të mos e festojmë sëbashku ballistë e Partizanë?
A nuk jemi të gjithë bij lindur e rritur nga kjo tokë
Ku të gjithë si popull në luftë…. shkuan për vatanë ?
—–
Më shumë se ne, më thoni kush mund të ket bërë?
Vërtetë dikur vdiqëm, por ja ku jemi e rilindëm përsëri
Krishtin të pa fetë e gozhduan në këmbë e në llërë
U dergj i ziu krisht pas një huri e s’u kujtua më njeri !
—–
Unë ju them se ka ardhur koha të dashur shokë !
Historinë ta rishohim, bile kjo duhet bërë sa më parë
Boll hodhëm mbi “Ballin e Kombit” gjith’atë baltë me okë
Se gjoja ata hanin pula, e në fund ia vishnin me dhallë !
—–
“Lumo Skëndon”, nga derë e frashëllinjve të nderuar
E përzunë të shkretin, sikur të ish më i madhi mëkatar
Eee..ç’u bë se me gjermanin, na paskish bashkëpunuar?!..
Më gomerë ishim ne, që nuk e bëmë kët punë më parë !
—–
Brodhi i gjori Mithat nëpër rruzull me jakë prej diplomati
E nga radio-Londra foli gjatë e gjatë “Për Shqipërinë e lirë”
Zemër djeguri Lumo i “dekalogut” ballist, plasi nga inati
Me gjuhë do lëpinte atë që dikur ai vet… e kish pështyrë !
—-
Ja pra i takon tashmë rilindjes tonë, nderi i madh historik
Ta ringjallim si krishtin kët trim të besës, po aq dhe i rrallë
Fjalën ia dha “gjerman agait”, se për kokë do ta kishte mik
E jo si ata të malit që u hodhën, me thirrjen: “Para Partizanë” !
—-
Me nderime do ta presim se nuk ish bishti, por” balli i kombit”
Ai filozof i madh do jetë për ne, si i hershmi gjermani Hegel
Le të plasë nga inati i djathti Berishë i poshtëri e horr- i horrit
Se dhe ne miqsinë si “Tatja”, e kemi me gjermankën Merkel !
—–
Duhet ta dini se lule kemi për të çuar dhe nga krahu tjetër
Nuk bëjmë dot, pa brezin e vjetër ushtarakë e ish partizanë
Berisha mendon si të hapë e të shpërthejë të tjerë Gërdecër
Ne rilindasit do t’ingjallim të gjithë ata fakirë që ai i ka vrarë..!
——
Kur dikë e ringjallim përsëri, ta dini ai ngelet i pavdekshëm
Prandaj i sollëm në atdhe dhe kockat e Lumo Skëndo beut
Natyrisht, askush nga ne nuk do ti varë ato në qafë si turqit
Që e ç’varrosën të bëheshin trima me lavdinë e Skënderbeut
—-
– Me leje zoti kryeministër, a mund ta them dhe unë nji fjalë?
Këto shpenzime, për Ballistin ta dijmë kush ka për ti larë?
– Po fol morë burrë e çohu të paktën, për respek në këmbë !
Natyrisht paguan shteti apo me saktë…juve s’do ju dhëmbë !
——
Çudija më e madhe në një kënd të këtij globi paska ngjarë
Paska dhe raste që shqipet paguajnë zogjtë e qyqes tradhëtarë !”