Skënderbegasit – Ylli Meçe

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Skënderbegasit
—–
Ashtu,sikurse ndodh përherë,
koha, ecën e nuk ndalet.
Kureshtar kam qenë:
Vërtetë, kush ishin ataqë e hapën at’ shkollë?
Mos vallë aty britmat: Para partizanë!
Zbritën të gjitha nga malet?!
Apo i sollën..pushkët e tyre të nxehta,
hedhur mbi supet e njomë!?
—-
Dikush..me vështirësi e dhimbje
mund të jetë ulur nga plagët.
Teksa fletoret nxirrnin nga çanta
përzier lapsa e fishekë.
Me librat, hapur mbi bankë
e armë mbështetur te këmbët.
Mbas dhe dikush kujtonte shokun e rënë
Çelon.. që për liri dha jetë!
—-
E kush prej tyre mund ta mendonte veten..
se do të vinin të tilla ditë ?
Ditë nga më të çuditëshmet
që dhe vet historia kurrë, nuk i kishte parë!
Një pjesë kujtonte krismat apo dhe flakët e armëve
përzier me stuhitë
Genin e”Skënderbeut” , në deje injektuan
me qëndrim krenar.
—-
Ja të tillë ishin ata që themeluan
të parën shkollë , kur zbritën nga malet.
Mbi supe, seriozë, shikonin spaletat
mbase… dhe duke qeshur.
Kish nga ata që kujtonin qetë e arave
parmendën, pse jo dhe ugaret.
Teksa parakalonin me dekoratat
e në rradhëbashkuar , fort të ngjeshur !
—-
Edhe unë që erdha mbas tyre
i tillë kam qenë dhe pse, nuk luftova dot.
Mijëra e mijëra të tjerë po ashtu
u betuam përpara bustit të ”Skënderit”.
Iu përulëm flamurit duke thënë:
”Betohem para teje Atdhe jetë e mot”!
Për ty dhe një mijë t’i kisha
do ti falja atje në fushën e nderit !
—–
(Shenim: Në foto një nder ish “skenderbegasit e pare , partizani
Goxho Kondi me të motren 1946)

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com