August 3, 2024

Legjendare e pamvarur – Seit Paci

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Legjendare e pamvarur

Moj Kosovë o e shtrenjta jonë
Nëpër shekuj në rrugë të gjatë
Nëpër furtunë ke bërë jehonë
Lirinë kërkove ti ditë e natë

S’tu tremb syri asnjëherë ty
Ballin lartë mbajte krenare
Derisa e shtrenjta pamvarësi
Përqafoj tokën DARDANE

17 shkurt 2008 del vepra e fjala
E shenjtë është kjo ditë kombëtare
Pamvarësisë i ka ardhë radha
Në këto troje, troje Shqipëtare

Krahët e shqipeve që nga kjo ditë
U përforcuan në të dy anë
Si ndalojnë më dot as stuhitë
Se një komb në këmbë e kanë

E pamvarur je ti Shqiponjë
Në tokë e qiell ke gjithë lirinë
Prej legjendarëve të tu Kosovë
Që jetën dhanë për Pamvarësinë

Fluturo e gëzohu shqipe Dardane
Se tash dy krahët i ke të lirë
Bashko kombin e çdo ane
Nën një ” Ombrellë” në PAMVARËSI

,,,,,,,,SEIT PACI,,,,17 SHKURT 2022

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com