Unë fshatari dhe miqtë e mi – Ylli Meçe
Unë fshatari dhe miqtë e mi
——–
Pse lemza më zenka kaq shumë,
për fshatin tim ?
Ti mike, vallë e kupton
se nga më buron ky mall ?
E di, nëse tallesh me mua,
se nuk mora qytetërim
Punë e madhe,
nëse me humor më thua: fshatar !
—-
A e di ti mike apo dhe ti mik,
që ju dua aq shumë?
Se ai qytet ku ju banoni,
dikur ka qenë si fshati im ?,
Më parë aty njerzit,
thjeshtë pa zhurmë e pa bujë
As e mendonin se gur mbas guri
ngritën qytetërim !
—–
Ti mik, që qesh me mua fshatarin,
ç’pate pse më ike ?
Ti që në restorante si madamë
fshin buzët me pecetë
Unë fshatari eci
e shkel me opinga të thjeshta llastike
Në arë ulem këmbëkryq
dhe bukën e bëjmë vet
——
Ti mik që shkon në disko
e më përdridhesh, si turkeshë
E kam dhe me ty mike
që më shumë të shikon pasqyra
Është nder të jesh fshatar
e sigurisht qytetin nuk e qesh
Ja kështu na ndau jeta,
ç’ti bësh, paska ligje dhe natyra?!
——-
Kështu or mik, sigurisht vlen dhe për ty
e mira mikja ime
Duajeni fshatin, se ai ju rrit,
me bukën që bën thërrime !