August 3, 2024

Ku po shkojmë..!? – Drita Haxhillari

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Ku po shkojmë..!?

Në pakëz relaks-realitet i mjerë,
parfumosur në grimca vërtetësie,
meny çudirash,ashtu si ç’do herë,
në sfond,e njëjta kolonë melodie..

Mozaik vlerash-breza në krenari,
sot…shkërmoqur,bërë copë e çik,
panoramë kokëposhtë,bardhë e zi,
një grimë jete-s’e gëzuam një ditë.

Ishim më mirë…kur ishim “keq”
ishim bio,model i të qenit NJERI,
sot-katandisur,tjetërsuar për “dreq”
shëmti e veshur në shtirje,neveri.

Ishim Diell-gjithnjë shpirt behar,
sot-akullnajë,të ngrirë si statujë,
ndërgjegjia ish kopësht margaritar,
sot-fallsitet,kacafytje në rrëmujë.

Vërtet dikur…turmë e “monitoruar”
por ishim të thjeshtë,kishte lezet,
sot-antivlerat,në kor janë rreshtuar,
zhveshur shpirti njerëzor,oh medet!

Ku po shkojmë…më thoni aman,
përse kaq indiferencë,ngurtësi !?
Reago o NJERI,gjej vetes derman,
ngrohe shpirtin,dhuro Dashuri !

© Drita Haxhillari.
Të gjitha të drejtat e autorit janë të rezervuara
Dt:06.03.2022

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com