Për ty nënë! – Landa Molishti
GËZUAR FESTËN PËR TË GJITHË NËNAT TONA TË SHTRENJTA, QË SAKRIFIKUAN E SAKRIFIKOJNË JETËN E TYRE, PËR TË MIRËN TONË.
NËNOKJA IME E SHTRENJTË,
KËTEJ NGA MËRGIMI PO TË DËRGOJ:
1 MILION PUTHJE!
1 MILION PËRQAFIME!
1 MILION RREZE DIELLORE!
1MILION TRËNDAFILA!
PËR TY NËNË!
Për ty nënë, që ende jeton larg dhe afër meje!
Për ty nënë, miliona trëndafila janë pak,
Miliona puthje e përqafime, shkreptima hareje,
Të qetësojmë zemrat, që na digjen flakë!
Ëndrrimet më pushtojnë, fluturoj hapësirave qiellore.
Paprimtas dritat më afrojnë, mjegullat më largojnë.
Dua të vi pranë teje, ditë e natë,-prore…
Vallë, kur do vinë valët jetësore, pranë të na bashkojnë.
Kur zgjohem, mërzia më pushton, shpërthej në lot,
Dashuria e pa fund, që kam për ty moj nënë,
Me mijëra ëndrra dashurie, vërtetësinë nuk e pasqyrojnë…
Ah! Moj dashuri në largësi-afri, më ndihmo?!
E përhumbur, e palumtur nga ëndrrat mëngjesore,
E zhytur, në thellimet-agimet e mëngjezit,
E trishtuar nga ëndrrat e trazuara të natës.
I lutem zotit, o zot më ndihmo?!
Dua të shkruaj dy fjalë, me zjarr me mallë,
Për nënën time të dashur!…
Ty shkruaj dy fjalë, t´i dëshmoj si po digjem,
Pakufishëm, larg teje zemërplasur!
JO! Nuk ka fjalë, s´ka krahasime, e hidhur jeta ime.
Kur e kujtoj si më tha, kur përkohësisht u ndamë:
Ah, e mjera unë!… Vetmia po më rëndon!…
Mos jam përsëri në ëndërr, në trazime?!?!
Jo, jo, s´jam në ëndrrime!…
Ajo ka zënë ka zënë vend, kurdoherë,
Thellë në shpirtin, zemrën, mendjen time,
Jam në realitetin me dëshpërime.
Ajo, ngado që shkoj e ngado që vi,
Në ç’do kohë më drejton, pa gabime…
O sikur ta dëgjoja kurdoherë,
Kur merrja dhe kur marr vendime.
Oh, oh, sa kënaqësi!….
Mendimet rrjedhin, rrjedhin,
Si ujëvarat me miliona burime,
Të Tetorit të kuq, me ty pata qafime!…
Ty, nënë më hape derën,
E, furishëm më rrëmbeve,
Në gjoksin tënd të ngrohtë…
Me shpirtë,-bardhësi, e hape atmosferën…
Oh! Kjo lumturi e pakufi…
Dashuri zemre, s´ka vend për shpjegim….
Veç mund të quhet, tej, tej kënaqësi,
E thellë e gjerë, e pambarim!
Të heshtura, nga gjoksi yt i ngrohtë,
Rrëshqiten lotët, në faqet tona,
Kur nga buzët e tua nënë, belbëzoi fjala,
Të dua në shpirt! Rënkoi zemra jote, mos ik më!
Miljona buzëqeshje rreze diellore,
Shpërthyen në buzët tona,
Lumturi, gëzime, dashuri,
Pastërti zemrash, u mblodhën tok.
Ah! Ditët ikën vetëtimë, koha kaloi!…
Ndarja, përsëri, keq na përvëloi.
Ikja ime atij mëngjesi, me ngrica,
Qe një ditë e errët, e trazuar…
Më rrëmbeve, me përqafime
Në vesh më pëshpërite e përlotur…
Mos ik! Botës nuk i vjen fundi!
Vallë, a do më takosh përsëri?!
Shpërthyen! Mallëngjimi, trishtimi dhimbja,
Një tërmet i fuqishëm, zemrat tona i tundi.
Ah, ah, mor kurbet i mallkuar…
Përse më merr vajzën nga duart?!
Përse? Në jetë, ku paskam mëkatuar?!
Përse në pleqëri të thellë, jam kaq e vetmuar?!
S`më lë të shoh fëmijët, të çamallem me nipërit,
T´i shtërngojë në gji, t´i përkëdhelë me duar,
Për ne kjo është jetë zezone, me katrahura, rrebeshe…
Deri kur, mos qoftë e pambaruar, more i mallkuar!
Ah! Sikur të isha, vetëm unë kështu kërcure,
Po me dinakëri, shumë zemra nënash,
I ke helmuar, kazane pelimesh iu ke ofruar,
Shpirtërat ua more, pasi i ke sakatuar.
Ato ikën, me një amanet të pa realizuar,
Amanetin e të parëve, në vend duhet çuar!…
Për një Shqipëri të ribashkuar, jetën njerëzisht,
Jetën shqiptarisht, bashkë duam për ta gëzuar.
08/5/2022