Të gjithë janë të lumtur – Rrahim Billa
” Të gjithë janë të lumtur ”
Disa me drogë merren , tjerë tender fitojnë.
Deputetë , ministra…gënjejnë e mashtrojnë.
Prokurorë , gjykatës…hajde çfarë bisnesi.
Të gjithë hajdutë janë , e nuk ju hiqet vesi.
Disa vaskë floriri…mbajnë dhe shërbëtorë.
T’ ju bjerë hunda n’ tokë , se zënë më me dorë.
Mjekët të rrjepin lëkurën , e të pijnë gjakun.
Ti ke dhëmbje në shpatull , operojnë stomakun.
Disa mbajnë qen race , një milion i bën vaksina.
Pensionisti i shkretë , s’ka lekë as për aspirina.
Disa me trafik femrash , të tjerë shesin fëmijë.
E përsa i përket ligjit , këtu askush s’don t’ja dijë.
Ka plot falsifikatorë , që të nxjerrin n’pension.
Vetëm bëj gati paratë , se pensioni vazhdon.
Me para merr edhe vizë e jashtë shtetit shkon.
Hipoteka si për çudi… tapi tokash tjetërson.
Në këtë vend të varfër , çuditë s’kanë të sosur.
S’pyet njeri për ligjet , njerëzit janë marrosur.
Disa me pushime shkojnë , larg…në Australi.
Të tjerë s’kanë bukë për fëmijët , kalojnë
n’çmenduri.
Disa gjënden të vetëvrarë , ” kishin depression ”
Për çudi , jeta në gjungël…njëlloj prap’
vazhdon.
Vallë si të mos kishin ” depresion ” të shkretën?!…
Borgjet deri në grykë , e pa shpresa për jetën.
S’kanë bukë për fëmijët , kush s’ju jep me listë.
E si t’mos ju ikë truri…ah , kjo jetë e pistë.
Në këtë vend të varfër , ” të gjithë janë të lumtur “.
” Është parajsa në tokë ” , kjo jetë ” kaq e bukur “.
Dhjetor , 2007
Shk. nga lib. ” Vargje për jetën ” .