August 4, 2024

S’po gjej forca dot – Landa Molishti

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

S’PO GJEJ FORCA…

S’po gjej forca dot, të të harroj,
Çdo natë lëndohem, kur më vjen ndërmed.
Një flutur shumëngjyrshe, qëndron në duart e mia…
Mos vallë, më sjell fatlajmin plot shend?!

E tronditur, hedh vështrimet lart në qiell.
Shoh hënën e plotë, yjet që shkëlqejnë.
N’mes yjesh, fytyra jote e bekuar,
Herë më del si mjegull, herë si dritë e kthjelluar.

Netëve të errëta, e tretur thellë në mendime…
As vet s’e di, ç’kërkoj?!…
Herë, dua të të fshij nga kujtimet,
Herë, përsëri dua të të shoh?!

Pritje në ëndrra, ëndrrat shpresë.
Nuk di ishte fat apo mëkat që të njoha përbesë?!
Shpirti im le të vuaj, si qiri të digjet,
Ditë e natë, gjithë jetën me shpresë,
ty do të pres…
11/5/2022

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com