August 3, 2024

Fjalim i një “të marri” – Ylli Meçe

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

FJALIM I NJË “TË MARRI”
—–
Ai doli krejt papritur e pakujtuar
dhe për momentin nuk e pa askush
U ngjit mbi një bidon të ndryshkur plehërsh,
prej nga gërthiti fort :
– Më thënkan mua, se jam një i marrë
dhe se nga mendja nuk mbush
Sa më vjen të qesh kur i’u shoh juve
po..po ju që jini kot e nuk paskeni lot !
—-
(Dikush ):
– Hidhu prej andej, or i goditur ,
e na ler të qetë ta pimë kafenë!
Si mundet të t’ kenë lenë jashtë..
e s’të paskan mbyllur në çmendinë?
Zbrit e mbylle gojën, se ti e di
se ta kam bërë dhe një herë tjetër benë !
I çmendur i dreqit ! Ç’ke që dërdëllis aty ,-
me psikamë e ulërimë?
—–
– Më thënke ti i kafeneve
se unë qënkam një i çmendur e i marrë?
Dije se më shumë nga kushdo, bile dhe nga ty
e gëzoj vërtet lirinë
Ti me shokët e tu, kot i kini sytë
se asnjëherë, s’kini për të parë
Kuptoje, nuk jam unë, por je ti ai,
që i mbyllur gjendesh në të keqen çmendinë!
—–
Ti që brohoret e ulërin më shumë se unë
në sheshe, për Partitë
I mjeri mëndje gënjyer, që s’ke sy e vesh,
madje dhe mungesë truri
Ke ndot prej meje pranë bidonave,
se unë për ty mbaj fjalime gati çdo ditë
Ndërsa ti s’më dëgjon,
se jam i marri i rrugëve, atje ku ngrihet pluhuri.
—–
Veç mësoje se unë jam pa pluhur,
paçka se rrobat i kam të pista shumë
Ja më thuaj ti, ç’do të bëje për mua
nëse do të gdhiheshe nesër deputet?
Asgjë! Ta them unë:
i ulur mbi divan do bëje veç një vërë në ujë
Po, po ti je ai, që së bashku me elitën,
mua dhe shokët e mi i vret !

Ti na vret të gjithëve,
me atë gazetën që mbledhur mban në dorë
E di që nesër do votosh përsëri
kusarët e banditët me kollare
Ti voton vjedhjen tënde,
vrasjet, kurvërinë madje të gjitha tradhëtitë
Të pyes i marrë kush është unë apo ti,
që ulur mbi kolltuk pi kafe, e nuk ke gjak fare ?
——
Nuk e di, veç era e detit atë moment
mi përzjeu keq mendimet
Me hapin tim shkela mbi një gazetë
ku dikush kish fshirë sumën
atje ku…deputetët kishin botuar fjalimet

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com