Nusreti, Eva, Adami & Joshje – Ilmi Cani

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

NUSRETI, EVA, ADAMI& JOSHJE.

Nusreti, ishte i apasionuar pas pikturës. Ishte mësues.
Të gjithë; edhe ne që nuk ishim nxënësit e tij i thërrisnim prof Nusreti.
Poezitë i donte shumë.
Shpesh i lexonte i përlotur.
Edhe kur nuk ishin aq tragjike.
Emocionet e tij si krijues, vinin kur lexonte një gjë vërtet të bukur. Përlotej kur vërente një arritje pikante.
Falënderonte Zotin, i përlotur; për arritjen dhe avantazhin që i fali njeriut; fjalën.

Tek po kthehej nga shkolla, ndieu ca cingërima. Ishin ca këlyshë, hedhur më kazanë.
Mendoi:
“- po këta; ç’ dreqin mendojnë se kanë.
Mori dy këlyshë fatlumë.;
Një mashkul e një femër.
Pak ditë më parë, kish gjetur njl kotele të uritur tek po mjaullinte për qamet.

I bëri bashkë të tre që të rriteshin bashkë; në harmoni me njëritjetrin.

U vuri emrat.
Buçes, ia buri emrin Eva.
Mashkullin e quajti Adam.
Kapi kotelen me dashuri;
Ty do të të quaj joshje.

U liroi një divan. Të tre flinin bashkë në harmoni të plotë; Eva, adami dhe joshja.

Shpesh i vinin miq për kafe e ndonjë muhabet për artin.
Gjenin në atë divan; Evën, Adamin e joshjen.
Qenë rritur disi. Krejt në harmoni e të shëndetshëm. Të ushqyer mirë me qumësht lope që e blente.

E pyeti Astriti; një shok arti;
– Ku nuk të veye mëndja! Këta emra të spikatur. Ndonëse jam poet, mezibkam gjetur, emrat e fëmijëve të mij.
– Astrit; ti je fajtori që më gërric fantazinë me ato thurjet e tua.

-Po i rris që ti martoj- tha Nusreti.
– të krijoj një rracë të pastër qensh. Mbase nuk degjenerojnë si njerëzit.
– Aha! Mund të jenë motër e vëlla; kështu mendon ti. Unë kam një ide perverse, përtej perversitetit që mendon ti i dashur Astrit.

Pasi i përcolli; Astritin, Fetahun, Thimion e afashin e vet me kristinën;
U ul në tavolinë të konsumonte kafen e mbetur. Shtoi dhe pak raki.
Mori e i ushqeu të tre . I qetasi dhe ata me paçe plënsi. Kish ngrënë dhe vet me shumë kënaqësi.
Uvul në poltronë pranë të treve.
-E dini pse ju bëra bashkë?- u drejtohet të treve. Që të rriteni në harmoni, të shtoheni si Eva me Adamin. Të shtoheni si bijtë e tyre inçestualë. Të bëheni një mësim i rëndësishëm. Motra e vëllezër, i martoi Adami, që la një njwrëzim çyryk.
Iu drejtua joshjes;
– sa e pafajshme je!
– Jam i lumtur që ju bëra bashkë e në harmoni dhe e di se nuk do martoheni me njlritjetrin. Se nuk e njihni joshjen e djallit.

Ilmi Cani ; këtu në Delvinë; duke menduar e duke shkruar e duke parë vetbeten në një prizëm kritik se nuk është bërë i gjallëpër miqtë. Vetëm ka shkruajtur

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com