August 3, 2024

Edhe njëherë – Xhevat I. Prebreza

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

EDHE NJËHERË

Do ti shtrij duart
të pres krah hapur
edhe njëherë, sikur dje
të të përqafoj, të shtrengoj.

Zërin dua ta dëgjoj
të më shushuritësh në vesh
edhe njëherë, sikur dje
të ma.këndosh këngën time.

I lutem Zotit
të më.kthehesh, të të shoh
edhe njëherë ti ngopi syt
me shkëlqimin tëndë.

Mëngjeseve në vend të shtojzovalles
të vish ti
edhe njëherë, të fluturoj me ty
fushave të blerta të dashurisë sonë!

Xhevat I. Prebreza 01.06.2022, Prishtinë

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com