August 3, 2024

Bëja shpesh udhë më këmbë – Ilmi Cani

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Bëja shpesh udhë më këmbë. Udhëtoja natën.
Sepse natën; udhës lisha yj.
Më mjaftonte vetëm dielli i mëngjesit; për të konfirmuar dashurinë time për yjet e natës.
Udhët e mija përpiheshin, zellshëm;
Poshtë kubesë qiellore qëndisur me yje.
Isha udhëtsri i etshëm që udhët ti përpijë.
Në gund ai Dielli i Mëngjesit.
Ah ai diell.
Që më ndrit e më pjek sytë;
Që më bën ti dua yjtë.

Ylli që kam më afër; shënon fundin e një udhe.
Një udhe përshkuar;
Shtruar me yje.
Nfihem lumë
Poshtë yjesh si pasqyrë dashurie
Me diellin e mëngjesit stërkalash;
Të ndez, të flakërij miliona yje.

Më pëlqen të udhëtoj natën
T’ ia thith natës;
Romantizmin xixëllues.
Nstë e begatë
Me lumin udhëtues
Kalërues
Ndezësin e miliona diejve fakllues.
Jam udhëtar i natës.
Nata është natë.
Udhëtim;
Poshtë e mes yjesh
Udhëtim i begatë.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com