August 3, 2024

Do të dua! – Xhevat I. Prebreza

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

DO TË DUA

Edhe në heshtje
kam për të dashur
ashtu siç më deshte ti
do të ndjej thell në shpirt
zemrës t’ja lehtësoj dhimbjet.

Në fshehtësi do ta mbaj dashurinë tonë
ta dijn vetëm zemrat tona
ti kur të jesh afër
zemrat t’i ndjejn tik-taket njëra-tjetrës
të mbushen me oksigjen.

Ëndrrat mi marrin sytë e tu
e ti pa pritur, hyn në shpirtin tim.
çdo hap i yti i hedhur brenda meje
zemra ndjen ritmet
kujtimet më mbesin, se unë të dua!

Xhevat I. Prebreza 14.06.2022 Prishtinë

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com