Ekerman; shërbyesi e jetëshkruesi i Gëtes, deri në fund të jetës – Ilmi Cani
Ekerman; shërbyesi e jetëshkruesi i Gëtes, deri në fund të jetës.
E shoqëronte Gëten; mbi kalë; përgjatë bregut të ljqenit të Vajmarit.
Duku soditur pwrëndimin mbi Vajmar; i tërhoqi vëmendjen e i tha:
Ne jemi si ai dielli që oerëndon, për të lindur përsëri.
Ekermann, i çonte gazetat, që ti lexonte në shtratin e vdekjes
Kthehet i alarmuar.
– Dikush ka botuar Faustin në emër të tij.
– Lëre- foli qetë i madhi Gëte.
Nëse do jetë vetvetja; herë tjetër, do ecë si poet.
Kjo ish, e thënë në ligjlratë të zhdrejtë.
Por mendimi, është krejt i drejtë.
I madhi i Vajmarit, më kujton të madhin e Pogradecit, Llazarin; lirikun e pazëvlndlsueshëm shqiptar.
Këtë nuk e mira si etalon, për përmasat e dy poetëve.
Mora si njësi; dy liqene të bukur, që ndryshojnë nga madhësia.
Thellësisht e madhërisht tl bëjnë poet.
Po ju them se, vidhni vargje por nuk mund të vidhni shpirtin e askujt!
Nuk mund të keni lindur, pranë një lumi a liqeni.
E nuk shkruani dot për ta se nyk do ta kuptoni, dot, kurrë, atë ciflosje qielli në pasqyrën e vet,
Atë rhërmim dielli;
Që në gur, su thye e në ujë su tret.
U ndezplot dritë.
Plot dritë të ylbertë;
Shkruan një poet.
Shkruan me cifla dielli
Shpirtin e vet