August 4, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Dy mjeshtër

Në një shtëpizë te vogël fshati
Në katër shtylla një çati
Aty babi im punonte
Dhe e quante “punëtori”.

Me një copë të mbrehtë metali
Gdhendtë drurin me nxitim
Duhej nxjerrë bukën e gojës
Një tufë fëmijë prisnin ushqim.

Babi kishte kësulë mbi kokë
Se largonte asnjë qastë
Ashtu duhej të ishte burri
Qe nderohej orë e cast.

Rrugët e fshatit, plotë me gropa
Për “çudi sa na ndihmonin”
Se aty shpesh prishej qerrja
Për tek ne, me vrap nxitonin.

Ai i priste më zë të “lartë”
Së “ashtu flisnin te tanë”
Fjalë te ëmbla miradije
Kurrë se lenin pa i thanë.

Si “dy mjeshtër ne që ishim”
Babi plakë, e unë fëmijë
Ndonjë gjë unë ia ofroj.
Si me qenë, ndaji ndihmës i tije.
( Babai i im,dalë në qarshinë e qytetit të Pejes)

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com